Aktualitet

Kalon procesin e vettingut, konfirmohet në detyrë drejtori i policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj

Edmond Sulajt iu kontrollua pasuria, aftësia dhe pastërtia e figurës.

18 Dhjetor 2023, 11:08 Nga r.ll
Kalon procesin e vettingut, konfirmohet në detyrë drejtori i
edmond sulaj

TIRANË- Edmond Sulaj, me funksion Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në Policinë e Shtetit, ka kaluar sot procesin e vettingut.

Edmond Sulajt iu kontrollua pasuria, aftësia dhe pastërtia e figurës. Trupa e Vlerësimit përbëhej nga Arben Sefaj, kryesues, Denisa Sina, relatorë dhe Suela Bulku, anëtare.

Kujtojmë se dje Ministria e Brendshme, përmes një njoftimi sqaroi se seancat do të jenë publike dhe do të kryhen nga Trupa e Vlerësimit që është ngritur pranë AMP.

Gjithashtu u njoftua se sot janë gjithsej 3 drejtues të lartë të Policisë dhe AMP që do të përballen me gjetjet e Trupës Vlerësuese dhe se seancat publike do të mbahen në sallën e konferencave të Ministrisë së Brendshme dhe janë të hapura për publikun e median.

edmond sulaj

Sondazh

Poll