Politike

"Dy shqiptarë kanë humbur jetën në kampe"/"Lëvizja Bashkë": Shqipëria ka ngelur peng i një grushti pushtetarësh të papërgjegjshëm

Ata dënoncojnë neglizhencën e qeverisë, e cila sheh më shumë sipas tyre kufirin, por jo kushtet në këto kampe.

18 Dhjetor 2023, 11:03 Nga h.k
"Dy shqiptarë kanë humbur jetën në
Foto ilustruese

TIRANË- Lëvizja Bashkë ka dhënë një deklaratë për mediat lidhur me çështjen e emigrantëve. Anëtarët e lëvizjes sjellin në vëmendje dy humbjet e jetës në kampet angleze, ngjarje të rënda që sipas tyre duhet të shihen nga pushteti.

Ata dënoncojnë neglizhencën e qeverisë, e cila sheh më shumë sipas tyre kufirin, por jo kushtet në këto kampe.

DEKLARATË E LËVIZJES BASHKË:

Sot Edi Rama ka qenë në një takim në Romë me dy politikanët e djathtë evropianë Giorgia Meloni dhe Rishi Sunak, për të folur mbi çështjen e emigrantëve dhe marrëveshjet që Shqipëria ka me Italinë dhe Britaninë e Madhe. Po sot mediat kanë zbuluar se një emigrant shqiptar i dha fund jetës të martën, në anijen hotel ku janë akomoduar azilkërkuesit, të ankoruar në Dorset në juglindje të Anglisë.

Bëhet fjalë për një djalë 27-vjeçar me inicialet L.F., i lindur në një fshat afër Durrësit. I riu shqiptar mbërriti në Angli me gomone në gusht të vitit të shkuar. Ky është rasti i dytë brenda pak kohësh që një emigrant shqiptar vetëvritet në kampet e emigrantëve në Mbretërinë e Bashkuar. Më herët 38-vjeçari Alfred Dosku nga Librazhdi humbi jetën në kampin e emigrantëve "Brook House" në Angli pasi tentoi vetëvrasjen. Dosku ishte në një qendër për mbajtjen e emigrantëve pranë aeroportit Gatëick dhe u dërgua në spitalin e East Surrey pas tentativës së vetëvrasjes.

Ngjarja ka shkaktuar protesta nga shqiptarët e tjerë në këtë qendër. Ngjarjet tragjike si vetëvrasjet e emigrantëve shqiptarë në kampet e Britanisë së Madhe nxjerrin në pah probleme të rëndësishme në trajtimin e emigrantëve. Këto raste tregojnë se ka mungesë të mbështetjes psikologjike dhe sociale për individët që janë të ndjeshëm dhe ndodhen në situata stresuese. Gjithashtu, ato ngrenë pyetje për cilësinë e kushteve të jetesës në këto qendra. Këto ngjarje dëshmojnë për nevojën e rishikimit të politikave dhe praktikave të menaxhimit të emigrantëve. Është e rëndësishme që qeveritë të mos merren vetëm me çështjet e sigurisë dhe kufirit, por edhe mirëqenien e personave që mbahen në këto qendra. Kjo përfshin sigurimin e kujdesit shëndetësor, psikologjik dhe një ambient të sigurt dhe respektues për të drejtat e njeriut.

Prej kohësh Edi Rama dhe qeveria e tij nuk duan t'ia dinë për shtetasit e tyre, si brenda edhe jashtë Shqipërisë. Indiferenca e qeverisë shqiptare ndaj fatit të shtetasve të saj është e papranueshme.
Shqipëria ka ngelur peng i një grushti pushtetarësh të papërgjegjshëm, nga të cilët duhet të çlirohemi një orë e më parë.

Një 27-vjeçar shqiptar i dha fund jetës në Angli rreth një javë, ndërsa mediat britanike kanë zbuluar identitetin e tij. Leonard Farruku, 27 vjeç, nga Manza e Durrësit është shqiptari i vetëvrarë në anijen Bibby Stockholm ku mbahen azilkërkuesit e regjistruar në Britani.

levizja bashke

Sondazh

Poll