Politike

Pse s'paraqitet sot në mbledhjen e Këshillit të Mandateve? Berisha: S'mund ta pranoja një poshtërim publik

Berisha tha se partia blu sot nis betejën në rrugë, e më pas do e vijojë te parlamenti. 

18 Dhjetor 2023, 11:11 Nga A.B
Pse s'paraqitet sot në mbledhjen e Këshillit të Mandateve?
Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha theksoi sot se nuk mund të pranonte një poshtërim publik, duke iu referuar mbledhjes së Këshillit të Mandateve. Gjatë daljes për mediat nga selia e Partisë Demokratike, Berisha tha se partia blu sot nis betejën në rrugë, e më pas do e vijojë te parlamenti. 

DEKLARATA E BERISHËS:

Me qëllim, për t’i dhënë një zgjidhje ligjore, që është e pamundur në këtë narkorepublikë, grupi parlamentar iu adresua Gjykatës Kushtetuese jo për Sali Berishën, por iu adresua Gjykatës Kushtetuese për të mbrojtur pushtetin e parlamentit. Imuniteti i deputetit është mbrojtje për parlamentin dhe funksionimit të tij. Grupi parlamentar iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për t’i treguar vendin atyre që mund të mendojnë të rrëmbejnë një pushtet që nuk e kanë.

Në këto rrethana, Edi Rama dhe larot e tij, vrapuan drejt parlamentit për t’i kërkuar zëvendësimin e masave antikushtetuese që kanë dhënë ndaj meje me masa më të rënda, arrestin me burg ose arrest shtëpie.
Ky është një poshtërim i parlamentit. Kjo është shpallja e tij një zyrë legalizimi e veprimeve të paligjshme, një zyrë amnistie për aktet e paligjshme, zyrë noterie. Ndaj dhe unë sot nuk mund të ndodhesha kurrë në atë komision, të pranoja një poshtërim publik të tillë të institucionit, që me Kushtetutë është institucioni qendror i republikës parlamentare. Sot ne nisim betejën në rrugë, e transpozojmë atë nga parlamenti në rrugë. Do vazhdojmë në parlament.

sali berisha keshilli per berishen 18 dhjetor 2023

Sondazh

Poll