Politike

Mblidhen sot për kërkesën e SPAK ndaj Berishës, zbardhen emrat e anëtarëve të Këshillit të Mandateve

Që mbledhja të jetë e vlefshme të pranishëm duhet të jenë jo më pak se 5 anëtarë.

18 Dhjetor 2023, 10:56 Nga r.ll
Mblidhen sot për kërkesën e SPAK ndaj Berishës, zbardhen
foto ilustruese

TIRANË- Pas rreth një ore pritet të mblidhet Këshilli i Mandateve në Kryesinë e Kuvendit, për të diskutuar për kërkesën e SPAK ndaj Sali Berishës për dosjen ‘Partizani’.

Ky këshill përbëhet nga 10 deputetë, me përfaqësim mes shumicës dhe pakicës parlamentare dhe drejtohet nga Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla. Që mbledhja të jetë e vlefshme të pranishëm duhet të jenë jo më pak se 5 anëtarë. Kjo do të thotë se mazhorancës i mjaftojnë 5 anëtarët e saj për të plotësuar kuorumin.

Anëtarët e Këshillit: Lindita Nikolla, Klotilda Bushka, Ermonela Felaj, Arben Pëllumbi, Bledi Çuçi, Gazment Bardhi, Enkelejd Alibeaj, Oerd Bylykbashi, Greta Bardeli, Saimir Korreshi

Anëtarë zëvendësues: Xhemal Qefalia, Klevis Xhoxhi, Blerina Gjylameti dhe Dhurata Tyli Çupi.

keshilli i mandate

Sondazh

Poll