Sport

"Euro 2024"/ Nagelsmann po bisedon me Kroos për rikthimin e tij në “Mannschaft”...

Julian Nagelsmann ka folur për planet e tij për Kombëtaren gjermane dhe përmendi rastet e Kroos, Kimmich dhe Neuer.

18 Dhjetor 2023, 11:00 Nga DOSJA

"Euro 2024"/ Nagelsmann po bisedon me Kroos për rikthimin e tij

GJERMANI - E ardhmja e tij mund të jetë e panjohur, por Julian Nagelsmann ende po e planifikon për kombëtaren gjermane. Në një intervistë trajneri, i dha votëbesim, teksa ka analizuar planet dhe treguar preferencën e tij të qartë për të tre lojtarë.

"Nëse gjithçka vazhdon siç është tani, Neuer do të jetë në kombëtare sepse është i shkëlqyer,"- tha ai i pyetur për dilemën mes portierit të Bayernit dhe Ter Stegenit.

Nga aty ai ka treguar se është duke biseduar me Toni Kroos për rikthimin e tij në Kombëtare. Madje, ai bëri të qartë se të dy do të jenë sërish në kontakt para ndeshjeve kundër Francës dhe Holandës marsin e ardhshëm.

Së fundi, ai përmendi pozicionin e Joshua Kimmich, duke theksuar se ai preferon ta përdorë mesfushorin në të djathtë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll