Sport

Lautaro shënon, fanelë me një dedikim për qytetin e tij të lindjes, i goditur nga një tragjedi natyrore: "Forca Bahia Blanca"!

Një dedikim emocionues i sulmuesit, i cili në orët e fundit ka mundur të solidarizohet vetëm nga distanca me atë tragjedi që ndodhi në qytetin e tij të lindjes

18 Dhjetor 2023, 00:02 Nga DOSJA

Lautaro shënon, fanelë me një dedikim për qytetin e tij

ITALI - "Forca Bahia Blanca". Kjo mund të lexohej në fanelën speciale të zbuluar nga Lautaro  Martinez, i cili shënoi në “Olimpico” kundër Lazios pasi kishte shpalosur 'dhuratën' nga Marusic.

Një dedikim emocionues i sulmuesit, i cili në orët e fundit ka mundur të solidarizohet vetëm nga distanca me atë tragjedi që ndodhi në qytetin e tij të lindjes, me 13 të vdekur nga rrëzimi i çatisë së një qendre sportive pas një gare patinazhi. Reshjet e dendura të shiut dhe erërat që kanë përfshirë zonën kanë shkaktuar fundosjen.

'Demi' menjëherë mendoi për token, vendlindjen e tij, të goditur nga moti i keq. "Sot ishte një ditë e veçantë, dje shkova në shtrat vonë, sepse isha i shqetësuar për atë që kishte ndodhur me qytetin tim. Shpresoj që gjithçka të zgjidhet shpejt”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll