Sport

VIDEO/ Dibu Martinez përsëri “personazh”, bën “sherr” me një lojtar të Brentford-it!...

Kampioni argjentinas i botës, Dibu Martinez, u konfliktua me Neal Maupay në ndeshjen Brentford - Aston Villa (1-2). Portieri i Villas ishte fajtor për një gjest.

18 Dhjetor 2023, 10:00 Nga DOSJA

VIDEO/ Dibu Martinez përsëri “personazh”, bën

ANGLI - Emiliano Martinez po bën sërish tituj. Aston Villa këtë të dielë, edhe një here, arriti një sukses të vlefshëm ndaj Brentfordit në ditën e 17-të të Premier League. Skuadra e spanjolit Emery tani është në vendin e tretë dhe mbetet në kontakt me Liverpool dhe Arsenal.

Por imazh i kësaj ndeshjeje është edhe konfuzioni në fund të ndeshjes mes Dibu dhe Neal Maupay. Portieri argjentinas ngriti nga fanela kundërshtarin përpara se të niste logjikisht një sherr mes lojtarëve të dy skuadrave.

Kampioni i Botës e akuzoi kundërshtarin për një simulim... Në fund të ndeshjes, Emiliano Martinez duhej të qetësohej nga trajneri i tij Unay Emery... Shikojeni videon:

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll