Sport

Mbyllet sezoni për austriakun! David Alaba pëson këputje të ligamentit në gjurin e majtë

Mbrojtësi austriak u largua gjatë takimit mes Real Madrid dhe Villarreal (4-1). Klubi ka zyrtarizuar këputjen e ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e majtë për David Alaba.

18 Dhjetor 2023, 09:30 Nga DOSJA

Mbyllet sezoni për austriakun! David Alaba pëson këputje të

SPANJE - Mbrojtësi austriak u largua nga fusha pa e vendosur dot këmbën në tokë në minutën e 34-të të lojës gjatë fitores së Real Madridit ndaj Villarrealit (4-1) këtë të dielë.

“Pas ekzaminimeve të bëra te lojtari ynë David Alaba, ai u diagnostikua me këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e majtë. Lojtari do të operohet në ditët në vijim”,- njoftoi klubi madrilen në një njoftim për shtyp, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes. Sezoni për mbrojtësin ka përfunduar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll