Sport

INCIDENTI! Autobusi i Man.Unitedit sulmohet nga tifozët, Liverpool dënon aktin...

Me të mbërritur në “Anfield”, para takimit mes Liverpool dhe Manchester United (0-0), autobusi i “Djajve të Kuq” është dëmtuar nga tifozët. “Reds” kanë folur në një deklaratë për shtyp.

18 Dhjetor 2023, 08:00 Nga DOSJA

INCIDENTI! Autobusi i Man.Unitedit sulmohet nga tifozët, Liverpool

ANGLI - Klubi i Liverpool-it “dënoi fuqishëm” goditjen e autobusin e Manchester United nga tifozët pas mbërritjes së tij në “Anfield”, këtë të dielë. Një dritare në katin e sipërm të automjetit është dëmtuar nga një shishe qelqi e hedhur në drejtim të saj, sipas imazheve të postuara në rrjetet sociale.

“Klubi i futbollit Liverpool dënon fuqishëm veprimet që çuan në dëmtimin e autobusit të ekipit të Manchester United pas mbërritjes së tij në “Anfield” këtë pasdite”,- shkruan klubi në një njoftim për shtyp.

“Jemi në dijeni se pamjet e këtij incidenti po qarkullojnë në internet dhe po bashkëpunojmë me policinë rajonale për të identifikuar përgjegjësit”,- vazhdojnë “Reds”. “Çdo individ që shpallet fajtor për këtë sjellje të pahijshme do t'i nënshtrohet gjithashtu procedurave të brendshme të sanksionimit të klubit”.

Ndeshja midis dy skuadrave përfundoi në barazim (0-0), që i kushtoi Liverpool-it vendin e parë në kampionat, tani i zënë nga Arsenali.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll