Sport

VIDEO/ Interi i egër: Lautaro dhe Thuram mundin Lazion dhe shkojnë +4 ndaj Juves...

Lautaro zhbllokon sfidën me një dedikim për Bahia Blanca-n e tij, francezi e mbyll në momentin më të keq të zikaltërve: Lazio i Sarri mposhtet 2-0

17 Dhjetor 2023, 23:48 Nga DOSJA

VIDEO/ Interi i egër: Lautaro dhe Thuram mundin Lazion dhe shkojnë +4

ITALI - Dita e 16-të e Seria A thyen ekuilibrat dhe vendos arratisjen e parë të këtij kampionati. Nënshkrimi i Interit të Simone Inzaghi zgjati 66 minuta. Martinez (40') hap ndeshjen, Thuram (66’) vulos 2-0, duke i goditur lacialët në momentet e tyre më të mira. Interi arrin në 41 pikë dhe për të kaluar +4 mbi rivalët e tyre të Juventusit.

Lautaro dhe Thuram nuk zhgënjyen dhe as Interi me ta. Ziklatrit shfrytëzuan rastin dhe barazimin nga Juventusi, i ndalur nga Genoa të premten, dhe fluturuan në +4 mbi rivalët e tyre për “Scudetton”: ishte çifti Ma-Thu ai që shënoi 2-0,  duke justifikuar mini-shpërthimin e Interit.

Fillimi është i balancuar, në një sfidë shumë të përzemërt. Në fakt, zikaltrit nuk kishin fituar në Olimpico për pesë vjet dhe Inzaghi është mposhtur gjithmonë nga ish lojtarët në Romë, ndërsa Sarri duhet të fitojë për të shmangni humbjen e trenit evropian.

Ekuilibri prishet në 40' nga një çmenduri mbrojtëse e Lazio, ku argjentinasi mund të shënojë 1-0 në një portë boshe. Mbyllet pjesa e parë me këtë rezultat dhe një Lautaro rekord: 15 gola në 16 ndeshje të Serisë A, 29 gola në vitin kalendarik për të kaluar Milito dhe Vieri (28), më të mirët e Interit në vitet 2000.

Në pjesën e dytë, epërsia e zikaltërve arriti në 2-0. Interi u mundua të mbante topin, Lazio shtypi shumë lart dhe besoi në të, por u ndëshkua në minutën e 66-të nga Thuram.

Lazio u mbyll me dhjetë lojtarë nga 86', edhe Interi i lejoi vetes disa minuta me Mkhitaryan si sulmues të dytë, ku armeni iu afrua të shënonte “hat trick”.

Zikaltrit festojnë kështu 2-0, që vlen për fitoren e parë në Olimpico, që nga 29 tetori 2018 dhe epërsinë ndaj Juventusit: Inzaghi dhe skuadra e tij arrijnë në 41 pikë, +4 për bardhezinjtë dhe +9 për Milanin. Lazio, nga ana tjetër, mbyll “Top 10”-ën së bashku me Monzën (21) dhe largohet mes zhurmave të tifozëve të tyre. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll