Politike

Meta pret Ambasadorin e ri të Kosovës, presidenti garanton mbështetjen për liberalizimin e vizave

4 Nëntor 2019, 14:23 Nga DOSJA
Meta pret Ambasadorin e ri të Kosovës, presidenti garanton

TIRANË– Ambasadori i Kosovës në Shqipëri Nait Hasani do të nisë sot punën si përfaqësuesi diplomatik i Kosovës në vendin tonë.

Diplomati Hasani u prit në Presidencë nga kreu i shtetit Ilir Meta, ku i paraqiti letrat kredenciale.

Gjatë takimit dypalësh, presidenti Meta garantoi mbështetjen për liberalizimin e vizave të Kosovës.

Njoftimi i plotë i Presidencës:

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta priti sot në një takim Ambasadorin e ri të Republikës së Kosovës në Shqipëri, Sh.T.Z. Nait Hasani, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Pasi e uroi për marrjen e detyrës, Presidenti Meta e siguroi Ambasadorin Hasani për mbështetjen e plotë në kryerjen me sukses të misionit të tij në Tiranë.

Kreu i Shtetit vlerësoi procesin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit 2019, si tregues i maturisë politike, demokratike e institucionale të Kosovës.

Presidenti u shpreh se marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Kosovës janë të shkëlqyera dhe vlerësoi se bashkëpunimi midis dy vendeve është stabilizues për rajonin dhe motivues për perspektivën euroatlantike.

“Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është i domosdoshëm dhe duhet të realizohet sa më parë”, theksoi Presidenti Meta.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta nait hasani ilir meta nait hasani

Sondazh

Poll

Politike 4 Nëntor 2019, 12:20

Turqia do të kthejë militantët gjermanë të IS-it

Turqia është e vendosur të kthejë në Gjermani 20 anëtarë të milicëve terroristë të “Shtetit Islamik, (IS). Këtë e bëri të ditur drejtori i komunikimit të presid...