Politike

Teatri “Migjeni” mbush 70 vite, Bushati: Shkodra ndihet krenare, çdo pushtet e qeveri të ndjehet borxhli karshi saj

4 Nëntor 2019, 13:55 Nga DOSJA
Teatri “Migjeni” mbush 70 vite, Bushati: Shkodra ndihet krenare,

SHKODËR- Teatri Migjeni i Shkodrës shënon sot 70-vjetorin e krijimit. Në kuadër të këtij 70-vjetori, një urim i veçantë ka ardhur edhe nga ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati. Përmes një shkrimi të postuar në Facebook, Bushati shkruan se sot shtëpia më e madhe e artit shkodran mbush plot 70 vite. Më tej ai thekson se Shkodra sot duhet të ndihet krenare që pavarësisht sulmeve të politikës mbi të, sërish kontribuoi për kulturën, dijen dhe zhvillimin e vendit. Bushati thekson se teatri “Migjeni” e meriton plotësisht titullin “Nderi i Kombit”.

Postimi i plotë:

Shtëpia e madhe e artit shkodran, por jo vetëm, mbushi plot 70 vite. Ngritur mbi themele të traditës, punës, pasionit dhe përkushtimit të qindra e qindra figurave të ndritura të qytetit që krejt natyrshëm i dhanë Shkodrës pozicionin e pararojës në artin shqiptar.

Shprehjes shkodrane ‘ma mirë pa bukë se pa liri e art’ i dha jetë pikërisht ky tempull, i cili edhe pas periudhës së vështirë të viteve ‘70, ku çdo fushë e artit përjetoi frenim e ndikim të madh nga sistemi politik, nuk njohu zmbrapsje. Por e mposhti frikën përmes pentagramit dhe humorit të hollë. Edhe në periudhën e tranzicionit të vështirë drejt konsolidimit të sistemit demokratik nuk njohu varfëri por veç hov artistik.

Teatri “Migjeni” e meriton plotësisht titullin “Nderi i Kombit”, ndërsa Shkodra duhet të ndihet krenare që pavarësisht dallgëve të kohëpaskohshme të politikës mbi të, kontribuoi për kulturën, dijen dhe zhvillim e vendit, duke merituar një vend të posaçëm në histori, e duke bërë çdo pushtet e qeveri të ndjehet borxhli karshi saj.

Përgëzime të gjithë gjeneratave të artistëve që falë krijimtarisë dhe përkushtimit e bënë Tetarin “Migjeni”, “Nderi i Kombit”, dhe Shkodrën simbol të artit e kulturës. #70vjetTeatriMigjeni

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ditmir bushati shkoder teatri migjeni ditmir bushati shkoder teatri migjeni

Sondazh

Poll

Politike 4 Nëntor 2019, 12:20

Turqia do të kthejë militantët gjermanë të IS-it

Turqia është e vendosur të kthejë në Gjermani 20 anëtarë të milicëve terroristë të “Shtetit Islamik, (IS). Këtë e bëri të ditur drejtori i komunikimit të presid...