Politike

“Rrugëtimi për Shqipërinë”, Basha zotohet para të rinjve në Elbasan: Unë dhe PD do kthejmë shpresën në vend

4 Nëntor 2019, 16:43 Nga DOSJA
“Rrugëtimi për Shqipërinë”, Basha zotohet para

ELBASAN- Kreu i Partisë Demokratike ka nisur sot nga Elbasani turin e takimeve “Rrugëtimi për Shqipërinë”. Sot pasdite Basha është takuar me të rinjtë e këtij qyteti, ku është shprehur se zotimi i parë i tij dhe i PD-së është rikthimi i shpresës në vend.

Basha i është drejtuar të rinjve të pranishëm dhe ka thënë se qeveria aktuale ka dështuar me ta duke u vrarë shpresën. “Rinia është ajo që i kane hequr te parës vëmendjen qeveritarët e sotëm. Dështimi numër një i kësaj qeverie, është dështimi me rininë. Jo për faj të rinisë por për shkak se kjo qeveri ka vrarë shpresen”, tha kreu i PD.

Më tej numri një i opozitës foli dhe për migrimin, ku shtoi se sot emigracioni është një problem i tmerrshëm ekonomok. “Humbja potenciale e mundëshme nga emigracioni është 559 milion euro”, u shpreh ai.

Sa shumë gjëra të mira mund të ishin bërë me 559 milion euro për vendin e sidomos për rininë. Plaga më e madhe e emigracionit është se po prek kryesisht rininë”, vijoi më tej kreu i PD.

Turi i takimeve “Rrugëtimi për Shqipërinë” ka nisur sot dhe do të vijojë në të gjithë qytetet e Shqipërisë. Kjo është forma e zgjedhur në kuadër të aksionit opozitar, ku do të takohet me qytetarët dhe të diskutojë problemet e tyre. Forma me protesta duket se është harruar nga opozita dhe tashmë me qytetarët do të kumunikohet sy më sy. Basha nesër do të jetë në Korçë e më tej do të vijojë me Shkodrën, Vlorën e qytetet e tjera në vend.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha me te rinjte ne elbasan basha takime ne rrethe lulzim basha rrugëtimi për shqipërinë basha me te rinjte ne elbasan basha takime ne rrethe lulzim basha rrugëtimi për shqipërinë

Sondazh

Poll

Politike 4 Nëntor 2019, 12:20

Turqia do të kthejë militantët gjermanë të IS-it

Turqia është e vendosur të kthejë në Gjermani 20 anëtarë të milicëve terroristë të “Shtetit Islamik, (IS). Këtë e bëri të ditur drejtori i komunikimit të presid...