Politike

“Balla më degjeneroi mbiemrin”, studentja tregon ‘hallin’ para Bashës: Jam nga Librazhdi (VD)

4 Nëntor 2019, 16:58 Nga DOSJA
“Balla më degjeneroi mbiemrin”, studentja tregon

ELBASAN– Një studente ka treguar përballë kryedemokratit Lulzim Basha se ndihet e ofenduar pasi ka të njëjtin mbiemër me Taulant Ballën, kreun e grupit të PS-së.

Në takimin që Basha zhvilloi pasditen e sotme në Elbasan në kuadër të programit të ri të Lulzim Bashës “Rrugëtimi për Shqipërinë”, studentja tregoi se problemi më i madh te të rinjtë është largimi i tyre.

Taulant Balla më degjeneroi mbiemrin. Jam nga Librazhdi dhe kam të njëjtin mbiemër me të, por s’është e drejtë. Ai është mashtrues klasik, por ne që kemi këtë mbiemër nuk jemi të tillë.

Ai na e ka ulur mbiemrin,”– tha studentja.

Kryedemokrati theksoi më pas se largimi i të rinjve është shumë problem në Shqipëri.

Problemi më i madh në vend, emigracioni. Për studenten e ekonomisë që e nxiti e para cështjen, është një problem i madh largimi i të rinjve. Unë kam qenë vetë jashtë dhe mund tju them se kam kaluar mirë. Por nuk ka vend që të bëhet si i yti. Por është një problem i tmerrshëm ekonomik. Dua të ndaj këto shifra që janë të tmerrashme humbja për ekonominë shqiptare,”- tha Basha më tej.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha ne elbasan lulzim basha basha ne elbasan lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 4 Nëntor 2019, 12:20

Turqia do të kthejë militantët gjermanë të IS-it

Turqia është e vendosur të kthejë në Gjermani 20 anëtarë të milicëve terroristë të “Shtetit Islamik, (IS). Këtë e bëri të ditur drejtori i komunikimit të presid...