Sport

VIDEO / Leverkusen është i pandalshëm, vazhdon “shkel” këdo në Bundesligë!

Pas dy barazimeve radhazi dhe shkon në kuotën e 39 pikëve, i shkëputur nga ndjekësit më të afërt. “Aspirinat” dominuan në takimin përballë Eintrachtit të Frankfurtit, të cilit i shënuar tri herë.

17 Dhjetor 2023, 19:33 Nga DOSJA
VIDEO / Leverkusen është i pandalshëm, vazhdon

GJERMANI - Bayer Levekuseni rigjen fitoren në Bundesligë pas dy barazimeve radhazi dhe shkon në kuotën e 39 pikëve, i shkëputur nga ndjekësit më të afërt. “Aspirinat” dominuan në takimin përballë Eintrachtit të Frankfurtit, të cilit i shënuar tri herë.

Në pjesën e parë, që në minutën e 14-të, realizoi Boniface, pas pasimit të dhënë nga Wirtz.Të besuarit e Xabi Alonsos e mbyllën ndeshjen pak pas nisjes së fraksionit të dytë me golat e Frimpong dhe Wirtz.

Talenti 20-vjeçar realizoi një gol të thjeshtë, por me shumë zgjuarsi, duke treguar ndeshje pas ndeshjeje cilësitë e një futbollisti të madh, që vështirë se do të qëndrojë gjatë në “Bay Arena”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll