Sport

Ngjarja e çuditshme, lojtari i Dortmundit me fanellën e gjakosur, për shkak të thithkave të gjoksit!

Süle aktualisht po tërheq vëmendjen si asnjë profesionist tjetër: vetëm të mërkurën e kaluar ai u festua në mbarë botën për "Lëvizjen e Zotit" kur bëri atë manovër për të ndalur goditjen e sigurtë të Mbappesë drejt rrjetës.

17 Dhjetor 2023, 17:44 Nga DOSJA
Ngjarja e çuditshme, lojtari i Dortmundit me fanellën e gjakosur,

GJERMANI - Foto e pazakontë në barazimin 1-1 të Dortmundit në Augsburg. Mbrojtësi i BVB Niklas Süle (28) befas ka dy pika të kuqe të dukshme në fnllë në lartësinë e gjoksit pak para fundit të ndeshjes.

Süle aktualisht po tërheq vëmendjen si asnjë profesionist tjetër: vetëm të mërkurën e kaluar ai u festua në mbarë botën për "Lëvizjen e Zotit" kur bëri atë manovër për të ndalur goditjen e sigurtë të Mbappesë drejt rrjetës.D

Dortmundi nuk ka reaguar për ndonjë dëmtim të futbollistit, por ja çfarë ka ndodhur realisht!

Atletët e niveleve të larta tashmë, apo siç quhen ndryshe ata të rezistencës janë veçanërisht të prekur nga të ashtuquajturat "thimthkat e vrapimit". Nëse rrobat e lagura fërkohen me thithkat për më shumë se një orë, ato irritohen rëndë dhe - si në rastin e Süles - shpesh fillojnë të rrjedhin gjak. Furnizuesit punojnë kundër këtij fenomeni me materiale sintetike dhe që thahen shpejt. Megjithatë, shumë profesionistë ngjitin thithkat e tyre me shirit për të parandaluar fërkimin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll