Sport

Një vjetori përkujtimor i Mihajloviç, ndan në mes Bolonjës dhe Romës familjen e ish-trajnerit, fillojnë polemikat!

Pasi la futbollin e luajtur, familja e tij u vendos në Romë, kështu që vëllai i tij Drazen është në tribuna kur Lazio dhe Interi do të përballet kokë më kokë në Stadio Olimpico. Ndërsa, gruaja Arianna dhe vajza Viktorija zbuluan në Instagram se janë në Bologna kundër Romas në Stadio Dall'Ara.

17 Dhjetor 2023, 18:52 Nga DOSJA
Një vjetori përkujtimor i Mihajloviç, ndan në mes

ITALI - U bë një vit që kur Sinisa Mihajlovic ndërroi jetë dhe familja e tij ishte Stadio Dall'Ara por edhe në “Olimpico”, për ndeshjet që përfshijnë ish-klubet e tij. Mihajlovic vdiq nga leuçemia më 16 dhjetor 2022 në moshën 53 vjeçare, pasi u diagnostikua për herë të parë me leuçemi në verën e vitit 2019.

Pasi la futbollin e luajtur, familja e tij u vendos në Romë, kështu që vëllai i tij Drazen është në tribuna kur Lazio dhe Interi do të përballet kokë më kokë në Stadio Olimpico. Ndërsa, gruaja Arianna dhe vajza Viktorija zbuluan në Instagram se janë në Bologna kundër Romas në Stadio Dall'Ara.

“Unë dhe familja ime do të jemi në Bolonjë për të kujtuar babanë tonë. Falënderojmë klubin që na ka ftuar”, ka shkruar Viktorija. “Dua të theksoj se ata janë të vetmit që na ftuan. Historitë e tjera që dalin janë absolutisht të rreme. Faleminderit sërish Bolonjës.”

Ky duket të jetë një reagim ndaj deklaratës së presidentit të Lazios, Claudio Lotito. “E ftova Arianna Mihajlovic dhe fëmijët e saj të jenë me ne për të parë Lazio-Inter, sepse do ta kujtojmë Sinishën me një përkushtim të veçantë”.

Ai e kaloi pothuajse të gjithë karrierën e tij në Itali te Roma nga 1992-94, më pas Sampdoria deri në 1998, duke kaluar gjashtë vjet me Bardhekaltrit përpar se të kalonte tek Interi në 2006. Miha më pas u bë ndihmës trajner i Roberto Mancinit tek Inter, përpara se të kalonte si trajner i parë me Catanian, Fiorentina, ekipi kombëtar i Serbisë, Sampdorias, Milanit, Torinos dhe Bolonja.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll