Sport

Chelsea është në kërkim të një sulmuesi tjetër, ja çfarë ka vendosur për Brojën!

Emrat që përfliten në kampin e londinezëve janë tre: Viktor Osimhen, Ivan Tonej dhe Santiago Himenez.

17 Dhjetor 2023, 17:26 Nga DOSJA
Chelsea është në kërkim të një sulmuesi

ANGLI - “E ardhmja e Armando Brojës është ende në dyshim”, shkruan prestigjiozja “The Sun” për sulmuesin shqiptar. 22-vjeçari ende nuk dihet nëse do të jetë pjesë e Çelsit deri në fund të sezonit apo do të largohet në janar. 

Për këtë gjë, prestigjiozja britanike ka shkruar se ai do të largohet vetëm në rast se “Blutë” do të arrijnë të transferojnë një sulmues në merkaton e dimrit. 

Emrat që përfliten në kampin e londinezëve janë tre: Viktor Osimhen, Ivan Tonej dhe Santiago Himenez. 

Nëse një nga këta do të arrijë të transferohet në “Stamford Bridge”, atëherë Broja me shumë mundësi do të largohet, si i huazuar ose do të shitet menjëherë, duke parë dhe që shqiptari ka nevojë për më shumë minuta në dispozicion. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll