Sport

Kristian Shpendi gjen sërish rrugën e rrjetës me Çezenën!

Me këtë gol, Shpendi vazhdon të jetë në vendin e parë të listës së golashënuesve me plot 10 të tillë.

17 Dhjetor 2023, 17:21 Nga DOSJA
Kristian Shpendi gjen sërish rrugën e rrjetës me

ITALI - Kristian Shpendi është i pandalshëm me fanelën e Çezenës në Itali. Sulmuesi i Shpresave kuqezi ka gjetur golin e radhës në ndeshjen që ekipi i tij përballë Torres e cila përfundoi me shifrat 1-1, takim I vlefshëm ky për javën e 18-të të Serisë C

Në minutën e 48 ai gjeti rrugën e rrjetës, duke kaluar Çezenën në avantazh. 
Me këtë gol, Shpendi vazhdon të jetë në vendin e parë të listës së golashënuesve me plot 10 të tillë. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll