Sport

VIDEO/ Një tjetër Liverpool FC, shpallet kampion për herë të parë në histori, pas një sezoni të jashtëzakonshëm!...

Skuadra nga Montevideo mundi “të mëdhenjtë” e Uruguajit, Penarol dhe Nacional.

17 Dhjetor 2023, 15:00 Nga DOSJA
VIDEO/ Një tjetër Liverpool FC, shpallet kampion për herë

URUGUAJI - Liverpool FC nga Montevideo u shpall kampion i Uruguajit për herë të parë, pas rezultatit 2-0 në ndeshjen e parë dhe 1-0 në ndeshjen e dytë, në finalen e sotme ndaj Penarol. Goli në ndeshjen e dytë u shënua nga Ruben Betancourt në minutën e 25-të.

Skuadra e drejtuar nga ish-portieri Jorge Bava në përvojën e parë si teknik, ai mori trofeun pas një sezoni të jashtëzakonshëm.

Liverpooli ka fituar me radhë Superkupën, turneun e ndërmjetëm, torneo Clausura dhe tani Primera Division 2023.

Futbolli uruguaian ka qenë i dominuar gjatë shekullit të kaluar nga forcat e mëdha  Penarol dhe Nacional, të dy nga kryeqyteti Montevideo, të cilët së bashku kanë 100 tituj kampionë!

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 17 Dhjetor 2023, 12:00

"Unë jam me lojtarët deri në vdekje"

SPANJE - Diego Simeone nuk e kontestoi humbjen (0-2) pasditen e kësaj të shtune ndaj Athletic Bilbaos. Trajneri i Atlético Madrid, ...