Sport

VIDEO / Milanit i rikthehet buzëqeshja, afrohet me kreun!

Kuqezinjtë e Stefano Piolit mposhtën 3-0 Monzën në “San Siro”, duke e shkurtuar në 5 pikë distancën me Juventusin e vendit të dytë.

17 Dhjetor 2023, 16:37 Nga DOSJA
VIDEO / Milanit i rikthehet buzëqeshja, afrohet me kreun!

ITALI - Milani rikthehet te fitorja në kampionat pas humbjes me Atalantën. Kuqezinjtë e Stefano Piolit mposhtën 3-0 Monzën në “San Siro”, duke e shkurtuar në 5 pikë distancën me Juventusin e vendit të dytë.


Interi kryesues, që sonte luan në “Olimpico” përballë Lazios, ndodhet 6 pikë larg. Tijjani Reijnders zhbllokoi takimin pas vetëm 3 minutave falë një inkursioni të bukur ku dribloi 3 kundërshtarë.


Goli i dytë erdhi në minutën e 41’. Mbrojtësi 18-vjeçar, Jan-Carlo Simic, i cili zëvendësoi Pobegan e dëmtuar, shënoi në debutimin e tij me Milanin (asist Leao). Më pas traversë e Pulisic.


Vendasit kontrolluan takimin në 45 minutat e dyta edhe falë disa pritjeve të bukura të Maignan, teksa triumfi me “tris” u vulos nga Noah Okafor (76’). Pas asistit të Giroud në një aksion ku pati merita edhe Reijnders.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll