Politike

Rudina Hajdari pyet Ramën: Kush e ka fajin sot që një prokuror qëllohet me kallashnikov?

4 Nëntor 2019, 13:13 Nga DOSJA
Rudina Hajdari pyet Ramën: Kush e ka fajin sot që një prokuror

TIRANË- Deputetja demokrate, Rudina Hajdari, nga foltorja e Kuvendit ka hedhur akzua të forta ndaj Kryeministrit Edi Rama në lidhje me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe dy miqve të tij. Hajdari duke iu  referuar sitatës me krimin në vend, ku kohët e fundit kanë ndodhur shumë të tilla, ka pyetur Ramën se kush e ka fajin për këtë gjë.

Hajdari ka sjell dhe një rast konkret, duke folur për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja tha “kush e ka fajin që këto rrjete kriminale nuk janë në gjendje të kontrollohen dhe sot nuk e lënë vendin  të përparojë. Kush e ka fajin që akoma një ligj zgjedhor që garanton vetëm votën e listës”.

Kush e ka fajin sot që një prokuror qëllohet me kallashnikov në mes të rrugës, që një grua gjyqtare u vra në rrugë edhe kur kërkoi të mbrohej nga ligji. Kush e ka fajin që janë hequr më shumë se gjysma nga sistemi. Kush e ka fajin që askush nuk ka besim tek sistemi i drejtësisë dhe se persona të lidhur me botën e krimit kanë mbështetjen për t’u futur në dyert e bashkive. Kush e ka fajin që këto rrjete kriminale nuk janë në gjendje të kontrollohen dhe sot nuk e lënë vendin  të përparojë. Kush e ka fajin që akoma një ligj zgjedhor që garanton vetëm votën e listës. Zoti kryeministër, dil njëherë dhe mbaj përgjegjësi për një nga këto pika”, tha Hajdari.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arjan ndoja atentat prokurorit arjan ndoja edi rama rudina hajdari arjan ndoja atentat prokurorit arjan ndoja edi rama rudina hajdari

Sondazh

Poll

Politike 4 Nëntor 2019, 12:20

Turqia do të kthejë militantët gjermanë të IS-it

Turqia është e vendosur të kthejë në Gjermani 20 anëtarë të milicëve terroristë të “Shtetit Islamik, (IS). Këtë e bëri të ditur drejtori i komunikimit të presid...