Aktualitet

U fikën dritat në të gjithë Krujën, si ishte organizuar grabitja e 110 mln lekëve në postë, hajdutët kishin informacion

4 Nëntor 2019, 21:09 Nga DOSJA
U fikën dritat në të gjithë Krujën, si ishte organizuar

KRUJËDosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me grabitjen e ndodhur në postën e Kruëjs nga ku u vodhën plot 110 mln lekë, të cilat kishin ardhur për pensionet. Burime konfidenciale bëjnë me dije për Dosja.al se grabitësit kishin marrë informacion të sigurt se ku ndodheshin paratë, dhe kjo gjë shihet nga kasaforta e cila është zbëerthyer.

Dosja.al ka mësuar se në postën e Krujës, ku drejtor është Xhelal Rraja, ka dy kasaforta dhe ata kanë hapur me dhunë vetëm njërën prej tyre, aty ku ndodheshin 110 mln lekët, që kishin ardhur për pensionet vetëm një ditë më parë në postë.

Të njëjtat burime shprehen për Dosja.al se në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme janë fikur dritat në të gjithë Krujën, fiks në orën 02:20. Gjatë kohës që nuk ka pasur drita, grabitësit janë future dhe nën ‘hundën’ e rojes, Besnik Parruca që tashmë është arrestuar kanë vjedhur 110 milionë lekësh.

Ndërkohë pavarësisht kësaj grabitjeje, mësohet se filiali i postës në Krujë ka punuar gjatë gjithë ditës së sotme.

Në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar roja i postës, Besnik Parruca për mos kallëzim krimi dhe shpërdorim detyre. Parruci 51 vjeç, banues në Durrës, mësohet se në momentin që ka pikasur hajdutët nuk ka telefonuar policinë. 

Madje, në momentin që ka kaluar patrulla e policisë dhe e ka pyetur 51-vjeçarin nëse ka ndonjë problem, ai e ka mohuar këtë gjë duke thënë se është gjithçka në rregull.

Për shpërdorim detyre është vënë në pranga edhe një punonjës poste, i cili pasi ka vënë re mungesën e parave nuk ka telefonuar policinë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet besnik parruca grabitet posta ne kruje xhelal rraja besnik parruca grabitet posta ne kruje xhelal rraja

Sondazh

Poll