Aktualitet

Vëllai i deputetit të PS-së, kush është drejtori i postës në Krujë ku u vodhën 110 mln lekë, i biri dhunoi barbarisht

4 Nëntor 2019, 19:40 Nga DOSJA
Vëllai i deputetit të PS-së, kush është drejtori i

KRUJËDosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me grabitjen e ndodhur sot në postën e Krujës ku u vodhën 110 mln lekë, para të pensioneve që kishin mbërritur vetëm një ditë më parë në postë. Mësohet se drejtori i kësaj dege të Postës Shqiptare është Xhelal Rraja, vëllai i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja.

Përveçse në fushën politike, anëtarë të familjes Rraja kanë bërë xhiron e mediave teksa janë akuzuar për dhunë ndaj grave. Kujtojmë këtu Rexhep Rrajën me dosjen “Xhisiela”, që u përfol një vit më parë për muaj me radhë, pasi ish-e dashura Xhisiela Maloku e denoncoi Rrajën për dhunë dhe presion.

Duke qenë se Rraja ishte djali i një deputeti, kjo gjë bëri që në këtë histori të përfshihet politika me akuza e kundërakuza.

Ndërkohë që vetë djali i drejtorit të postës, Xhelal Rrajës, Ramazani u bë figura e kësaj vere, teksa më datë 31 korrik u shpërnda masivisht videoja ku 26-vjeçari dhunonte barbarisht një grua në ambjentet QSUT-së.

Në lidhje me këtë ngjarje policia është shprehur se Ramazan Rraja është proceduar në gjendje të lirë, ndërkohë që është pezulluar nga detyra edhe një efektive policie që ishte e pranishme gjatë dhunimit por nuk ka ndërhyrë për të ndaluar dhunën që ushtrohej kundrejt vajzës.

Posta e Krujës është grabitur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Autorët janë futur dhe kanë marrë 110 mln lekë të vjetra në kasafortë dhe më pas janë larguar qetësisht.

Në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar roja i postës, Besnik Parruca për mos kallëzim krimi dhe shpërdorim detyre. 51-vjeçari është shprehur se e kanë kërcënuar grabitësit.

Për shpërdorim detyre është vënë në pranga edhe një punonjës poste, i cili pasi ka vënë re mungesën e parave nuk ka telefonuar policinë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet grabitet posta ne kruje ramazan rraja rexhep rraja rrahman rraja xhelal rraja xhisiela maloku grabitet posta ne kruje ramazan rraja rexhep rraja rrahman rraja xhelal rraja xhisiela maloku

Sondazh

Poll