Aktualitet

“Ka fshirë dosje dhe përgjime”, Lala ‘zbërthen ‘bëmat’ e Rrumit: Bën 3 rrugë Holande në muaj, i hetuar për vra

4 Nëntor 2019, 20:52 Nga DOSJA
“Ka fshirë dosje dhe përgjime”, Lala ‘zbërthen

TIRANË“Kur një polic, një kriminel dhe një prokurorë rrinë bashkë, shteti ka rënë”. Kështu deklaron gazetarja e kronikës së zezë Klodiana Lala.

E ftuar në emisionin “Real Story” në “News24” Lala teksa foli për atentatin me armë zjarri ku mbeti i plagosur prokurori i Durrësit Arjan Ndoj, bëri deklaratën e fortë në lidhje me Pëllumb Muharremin, (i plagosur), i njohur me emrin ‘Rumi’ ka lidhje me zyrtarë të lartë, që nga policia, deri tek prokuroria.

“Krimi ndryshon ngjyrë. Për ‘Rrumin’, që sot nuk flet, pasi ka marrë plumb në nofull, unë kam informacione se ai rrinte me zyrtar të lartë të policisë, zyrtarë të përgjimeve, ka pastruar dosjet. Ai bënte 3 rrugë në Holandë dhe 1 në Itali. Kishte marrë në mënyrë të paligjshme toka në bregdet, ka 30 përqind të tokave në bregdet. Ai ishte i hetuar për vrasje dhe kishte një sërë çështjes së hapura dhe të mbyllura.

Politika e ka amnistuar për të marrë vota. Të gjitha qeveritë e kanë bërë këtë. Ka rënë shteti! Që në një moment që ka lidhje me policin, një prokuror e një kriminel, ka rënë shtetit. Ka pasur vëllain nënkryetar të komunës së Sukthit, ka vëllain drejtor poste, ka pasur babanë tek komisioni i ndarjes së pronave. Ka rrahur dhe ka bërë maskaradë me pronat”, tha Lala.

Marrë nga Balkanweb

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet klodiana lala land muharremi rrui klodiana lala land muharremi rrui

Sondazh

Poll