Aktualitet

“Ka ndonjë problem?” Iu grabitën 11 mln lekë nën ‘hundë’, si i ‘përzuri me të mira’ policët roja i p

4 Nëntor 2019, 18:35 Nga DOSJA
“Ka ndonjë problem?” Iu grabitën 11 mln lekë nën

KRUJËDosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me grabitjen e 11 mln lekëve që u morën me forcë nga kasaforta e Postës së Krujës. Burime zyrtare bëjnë me dije se patrulla e policisë ka kaluar për kontroll rutinë në momentin që ka ndodhur grabitja dhe e ka pyetur rojen Besnik Parruca nëse kishte ndonjë problem.

“Ka ndonjë problem?”- mësohet ta kenë pyetur efektivët rojen.

“Jo, s’ka asgjë,”– është përgjigjur 51-vjeçari dhe më pas patrulla është larguar.

Posta e Krujës është grabitur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Autorët janë futur dhe kanë marrë 11 mln lekë në kasafortë dhe më pas janë larguar qetësisht. Në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar roja i postës, Besnik Parruca për mos kallëzim krimi dhe shpërdorim detyre.

51-vjeçari është shprehur se e kanë kërcënuar grabitësit.

Për shpërdorim detyre është vënë në pranga edhe një punonjës poste, i cili pasi ka vënë re mungesën e parave nuk ka telefonuar policinë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet besnik parruca grabitet posta ne kruje besnik parruca grabitet posta ne kruje

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Nëntor 2019, 15:24

TIRANË– Bardhyl Hoxha, shqiptari që vetëm pak ditë më parë alarmoi autoritetet italiane është vetëdorëzuar në policinë e Francës. Në një lidhje telef...