Aktualitet

“Pse s’i vranë dot?” Klodiana Lala tregon ç’i ndodhi njërit prej atentatorëve që la ‘punën’ përgjysëm

4 Nëntor 2019, 20:42 Nga DOSJA
“Pse s’i vranë dot?” Klodiana Lala tregon

TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka treguar arsyet se përse atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja nuk ka shkuar deri në fund. E ftuar në “Real Story”, Lala tha se atentatorët kanë qenë dy dhe që kanë qëlluar me dy armë të ndryshme.

Diku në afërsi të Mbikalimit të Shkozetit, një automjet i është vënë në ndjekje. Ka dyshime se shënjestër ka qenë Rumi e jo prokurori, sepse kanë nisur të fillojnë të qëllojnë disa herë me armë në mes të makinës.

Afro 40 minuta më vonë është zbuluar në Ishëm një automjet dhe ka rezultuar se njëra prej armëve është bllokuar.

Duke qenë se më pas ka ngelur vetëm një atentator, plani nuk ka shkuar deri në fund,”- tha Klodiana Lala.

Si ndodhi atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja?

Një skenë hollivudi e krimit shqiptar u përsërit të shtunën në vendin e njohur, si Mbikalimi i Shkozetit në Durrës. Makina tip “Benz”, ku po udhëtonte prokurori Arjan Ndoja, ra pre e një atentati, pasi një makinë tjetër “Benz”, ngjyrë gri, nisi të qëllonte me breshëri, duke lënë të plagosur të tri personat që po udhëtonin në këtë makinë.

Prokurori Arjan Ndoja, shoferi i tij, ish-polici i Krujës Andi Maloku dhe një person i akuzuar për një sërë ngjarjesh kriminale, Landi Muharremi (Aleksandër Laho), ngelën të plagosur pasi ndaj tyre u qëlluan mbi 20 plumba.

Atentatorët dyshohet se janë një skuadër vrasësish me pagesë, ndërsa pak orë pas ngjarjes në Ishëm, u gjet makina e tyre e padjegur, dhe brenda ndodheshin dy armët e përdorura në këtë atentat, përkatësisht dy kallashnikovë AK-47. Dosja i ka kaluar prokurorit Anton Martini, ndërsa Ndoja ka thënë se nuk i njeh autorët e atentatit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet atentat prokurorit arjan ndoja klodiana lala atentat prokurorit arjan ndoja klodiana lala

Sondazh

Poll