Aktualitet

Adoleshenti përplas me motor këmbësorin, vdes në spital i moshuari nga Divjaka

4 Nëntor 2019, 19:38 Nga DOSJA
Adoleshenti përplas me motor këmbësorin, vdes në spital i

DIVJAKË- Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e vona të pasdites së sotme në Divjakë. Një 17 vjeçar,  me iniciale E.B, i cili po ecte me motor, ka përplasur një këmbësor, i cili ishte duke kaluar në rrugë.

88-vjeçari me iniciale E.N nuk ka mundur dot t’u mbijetojë plagëve të marra dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Drejtuesi i mjetit pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për kapjen e drejtuesit të mjetit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident me motor vdes i moshuari aksident me motor vdes i moshuari

Sondazh

Poll