Aktualitet

Krujë/ Grabiten 110 mln lekë në postën e drejtuar nga vëllai i deputetit të PS-së, në pranga roja dhe specialisti: U kë

4 Nëntor 2019, 18:01 Nga DOSJA
Krujë/ Grabiten 110 mln lekë në postën e drejtuar nga

KRUJË– Plot 110 milionë lekë të vjetra janë grabitur nga kasaforta e Postës në Krujë, ku drejtor është vëllai i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rrajës, Xhelali.

Burime zyrtare bëjnë me dije për Dosja.al se paratë e grabitura ishin pensionet që kishin mbërritur vetëm një ditë më parë në degën e Postës.  Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, saktësisht pas orës 02:20, orar në të cilin janë fikur dritat në të gjithë Krujën.

Në harkun kohor që qyteti ka mbetur pa drita, grabitësit ‘fatlumë’ janë futur në postë, kanë thyer kasafortën, kanë marrë 110 milionë lekë të vjetra e më pas janë larguar. Dosja.al ka mësuar se ata ishin mjaft të informuar për vendin se ku ndodheshim paratë pasi kanë ‘zbërthyer’ vetëm njërën prej kasafortave, ndërsa posta ka dy.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në sytë e rojes, i identifikuar si Besnik Parruca, i cili është arrestuar për “Moskallzim krimi” dhe “Shpërdorim detyre”. Parruca 51 vjeç, banues në Durrës, mësohet se në momentin që ka pikasur hajdutët nuk ka telefonuar policinë. 

Roja është pyetur nëse ka ndonjë problem nga patrulla e policisë, që po bënte kontrollin rutinë në atë zonë por ai e ka mohuar këtë gjë duke thënë se është gjithçka në rregull.

Ndërsa pas arrestimit, gjatë marrjes në pyetje Besnik Paruca mësohet të ketë thënë se nuk ka telefonuar askënd pasi e kanë kërcënuar autorët e grabitjes.

Për shpërdorim detyre akuzohet edhe specialisti i sallës së SHPSF-ve, shtetasit S. T., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi në momentin që ka vënë re vjehdjen e postët nuk ka njoftuar autoritetet përkatëse.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet besnik parruca grabitet posta ne kruje kruje xhelal rraja besnik parruca grabitet posta ne kruje kruje xhelal rraja

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Nëntor 2019, 15:24

TIRANË– Bardhyl Hoxha, shqiptari që vetëm pak ditë më parë alarmoi autoritetet italiane është vetëdorëzuar në policinë e Francës. Në një lidhje telef...