Aktualitet

Pas urës së Vanës, bllokohet një tjetër urë në Delvinë, furgoni me 4 pasagjerë rrezikon të bjerë në lumë

4 Nëntor 2019, 18:02 Nga DOSJA
Pas urës së Vanës, bllokohet një tjetër urë

DELVINË- Një tjetër urë është bllokuar si rezultat i motit të keq. Pas urës së Vanës, pre e bllokimit ka rënë një tjetër urë në Delvinë, ku një furgon ka rrezikuar të bjerë nga ura mbi lumin e Kalasë. Kjo për shkak të rrëshqitjes së shpatullave të urës. Në furgon ndodheshin katër pasagjerë, të cilëve u është rrezikuar jeta.

Po gjatë ditës së sotme është shembur njëra këmbë e Urës së Vanës që ndodhet mbi lumin e Kalasë, duke izoluar kështu 200 banorë të fshatit. Ura e Vanës është rindërtuar para dy vitesh, por sërish është në gjendje të mjerueshme, ku rrezikon shembjen sa herë që ka reshje shiu me intensitet të lartë.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ura e delvines ura e vanes moti i keq ura e delvines ura e vanes

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Nëntor 2019, 15:24

TIRANË– Bardhyl Hoxha, shqiptari që vetëm pak ditë më parë alarmoi autoritetet italiane është vetëdorëzuar në policinë e Francës. Në një lidhje telef...