Bota

“Nëse nuk mund t'i kem unë, nuk do i kesh as ti”/ Dënohet me burgim të përjetshëm 36 vjeçari amerikan që mbyti fëmijët e tij

Karels, nga Round Lake Beach, Illinois, u arrestua pasi përplasi makinën e tij në një urë në Interstate 80, në qytetin Joliet, ndërsa përpiqej t'i shpëtonte policisë.

16 Dhjetor 2023, 19:50 Nga A.TH
“Nëse nuk mund t'i kem unë, nuk do i kesh as ti”/
Jason Karels

SHBA-  Jason Karels, një 36 vjeçar amerikan që pranoi se ka vrarë tre fëmijet e tij do të dënohet me burgim të përjetshëm. Ai i la një shënim gruas së tij të larguar ku thuhej: “Nëse nuk mund t'i kem unë, nuk do i kesh as ti”.

Mediat e huaja shkruajnë se Jason Karels u deklarua fajtor, por i sëmurë mendor për tre akuza për vrasje të shkallës së parë.

“36-vjeçari do të dënohet me burgim të përjetshëm pa lirim me kusht”, tha prokurori i shtetit të Lake County, Eric Rinehart.
Karels vrau pesëvjeçarin Bryant Karels, Cassidy Karels, tre vjeç dhe Gideon Karels, dy vjeç, duke i mbytur në qershor të vitit të kaluar.

“Kur policia mbërriti në shtëpinë e familjes për të kontrolluar mirëqenien e fëmijëve, ata gjetën shënimin drejtuar gruas së tij, Debbie Karels,” thanë prokurorët.

Karels, nga Round Lake Beach, Illinois, u arrestua pasi përplasi makinën e tij në një urë në Interstate 80, në qytetin Joliet, ndërsa përpiqej t'i shpëtonte policisë.

jason karels

Sondazh

Poll