Bota

Familja e deputetes në Mbretërinë e Bashkuar mes njerëzve të bllokuar brenda kishës në Gazë

Deputetja Liberal Demokrate, Layla Moran, thotë se familja e saj është vetëm disa ditë larg vdekjes, pa ujë dhe ushqim. Ata u strehuan në kishë pasi shtëpia e tyre u bombardua që në javën e parë të luftës.

16 Dhjetor 2023, 19:47 Nga A.TH
Familja e deputetes në Mbretërinë e Bashkuar mes njerëzve
Gaza

GAZA- Një deputete britanike deklaroi sot se të afërmit e saj janë në mesin e qindra civilëve të bllokuar në një kishë katolike në qytetin e Gazës, pranë së cilës veprojnë forcat izraelite.

Deputetja Liberal Demokrate, Layla Moran, thotë se familja e saj është vetëm disa ditë larg vdekjes, pa ujë dhe ushqim. Ata u strehuan në kishë pasi shtëpia e tyre u bombardua që në javën e parë të luftës.

Të afërmit e saj dhe Patriarkana Latine e Jeruzalemit thonë se një nënë dhe një vajzë u vranë brenda kompleksit të Kishës së Familjes së Shenjtë të shtunën nga një snajper, shkruajnë mediat e huaja. 

Në fillim të kësaj jave, familja dëgjoi të shtëna dhe pa gëzhoja plumbash në kompleksin e kishës. Ata thonë se dy burra u vranë të martën teksa po dilnin nga ndërtesa. 

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll