Bota

Irani ekzekuton agjentin e Mossad-it/ IRNA: Bënte propagandë kundër Republikës Islamike

Ky është sulmi i gjashtë ajror në Kiev që nga fillimi i dhjetorit. Shpërthime të forta, të shkaktuara nga mbrojtja ajrore, janë regjistruar në zonën e Podilit, siç ka specifikuar kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko. Banorëve iu kërkua të qëndronin në strehimore.

16 Dhjetor 2023, 19:42 Nga A.TH
Irani ekzekuton agjentin e Mossad-it/ IRNA: Bënte propagandë
Izrael

IZRAEL- Një agjent i Mossad-it, Shërbimi Inteligjent i Izraelit, u ekzekutuar në Iran, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve IRNA. Sipas Iranit, një person i paidentifikuar kishte dorëzuar informacione të klasifikuara te një oficer i shërbimit izraelit.

“Ky person komunikoi me shërbimet e huaja, veçanërisht Mossad-in, duke mbledhur informacione të klasifikuara dhe me pjesëmarrjen me bashkëpunëtorë, u ofroi dokumente shërbimeve të huaja, përfshirë Mossad-in,” raportojnë mediat e huaja.

Sipas IRNA-s, i akuzuari i kishte dorëzuar informacione të klasifikuara një oficeri të Mosadit me qëllim propagande për grupe dhe organizata që kundërshtojnë Republikën Islamike. Nuk ishte e qartë se kur u arrestua personi, por IRNA tha se apeli ndaj dënimit ishte refuzuar. Ekzekutimi, i cili u zhvillua në një burg të Zahedanit në provincën juglindore të Sistan-Baluçestanit, erdhi një ditë pasi militantët Baluç sulmuan një stacion policie në provincë, duke vrarë 11 personel sigurie dhe duke plagosur disa të tjerë.

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll