Bota

Rusia sulmon Kievin me dron, pengohen nga mbrojtja e Ukrainës

Ky është sulmi i gjashtë ajror në Kiev që nga fillimi i dhjetorit. Shpërthime të forta, të shkaktuara nga mbrojtja ajrore, janë regjistruar në zonën e Podilit, siç ka specifikuar kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko. Banorëve iu kërkua të qëndronin në strehimore.

16 Dhjetor 2023, 19:42 Nga A.TH
Rusia sulmon Kievin me dron, pengohen nga mbrojtja e Ukrainës
Kiev

RUSI- Rusia sulmoi me dronë kryeqytetin e Ukrainësm Kievin, të cilët janë eliminuar nga anti-ajrorët vendas. Mediat e huaja raportojnë se nuk ka viktima apo dëme materiale. Ky është sulmi i gjashtë ajror në Kiev që nga fillimi i dhjetorit. Shpërthime të forta, të shkaktuara nga mbrojtja ajrore, janë regjistruar në zonën e Podilit, siç ka specifikuar kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko. Banorëve iu kërkua të qëndronin në strehimore.

Ndryshe nga sulmet e fundit, të kryera me raketa të lëshuara nga bombarduesit strategjikë, këtë herë u përdorën vetëm dronët Shahed, që vinin nga drejtime të ndryshme. Aktualisht, Ukraiana është në pritje të ndihmës amerikane dhe nga Bashkimi Europian. Ndihma prej 60 miliardë dollarë është bllokuar në Kongres për shkak të kushteve të republikanëve. BE nuk ka mundur të akordojë ndihmën për shkak të vetos së vënë nga Hungaria. 

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll