Bota

Zgjedhjet presidenciale në Rusi, Putin do të kandidojë si i pavarur

Lajmi u konfirmua edhe nga një zyrtari i lartë i partisë Andrei Turchak, sipas agjencisë së lajmeve RIA. Për Putinin, 71-vjeç, zgjedhjet janë një formalitet: me mbështetjen e shtetit, medias shtetërore dhe pothuajse asnjë kundërshtim publik, ai konsiderohet si fitues i sigurt i këtyre zgjedhjeve.

16 Dhjetor 2023, 19:48 Nga A.TH
Zgjedhjet presidenciale në Rusi, Putin do të kandidojë si i
Vladimir Putin

RUSI- Vladimir Putin do të kërkojë sërish presidencën si një kandidat i pavarur me një bazë të gjerë mbështetjeje, por jo si kandidat partie, njoftuan sot agjencitë ruse të lajmeve.

Më shumë se 700 politikanë dhe figura të sportit dhe kulturës janë iniciatorët e një grupi që i kërkuan Vladimir Putinit që të kandidojë si i pavarur dhe jo në siglën e partisë, shkruajnë mediat e huaja. 

Lajmi u konfirmua edhe nga një zyrtari i lartë i partisë Andrei Turchak, sipas agjencisë së lajmeve RIA. Për Putinin, 71-vjeç, zgjedhjet janë një formalitet: me mbështetjen e shtetit, medias shtetërore dhe pothuajse asnjë kundërshtim publik, ai konsiderohet si fitues i sigurt i këtyre zgjedhjeve.

Mbështetësit e Putinit thonë se ai ka rivendosur rendin, krenarinë kombëtare dhe disa balanca që Rusia i humbi gjatë kaosit që pasoi rënien e Bashkimit Sovjetik.

vladimir putin

Sondazh

Poll