Bota

Vrasja e tre pengjeve, Tel Avivi përfshihet nga protestat/ Izraeli takime me zyrtarë të Katarit për të rinisur negociatat me Hamasin

Wall Street Journal thotë se David Barnea, shefi I Mossad-it do të takohet me kryeministrin e Katarit Mohammed bin Abdulrahman Al Thani sot në Norvegji.

16 Dhjetor 2023, 17:49 Nga A.TH
Vrasja e tre pengjeve, Tel Avivi përfshihet nga protestat/ Izraeli takime
Foto ilustruese

TEL AVIV- Tel Avivi u përfshi nga protestat pas lajmit se ushtria izraelite vrau gabimisht tre pengje në Rripin e Gazës.
Në kulmin e kësaj ngjarje të rëndë, mediat e huaja shkruajnë Izraeli dhe Katari mund të ringjallin bisedimet për lirimin e pengjeve. Tre pengje izraelite që u qëlluan gabimisht nga trupat izraelite në Rripin e Gazës, kishin valëvitur një flamur të bardhë dhe ishin pa këmishë kur u vranë. Zemërimi për vrasjet e gabuara ka të ngjarë të rrisë presionin ndaj qeverisë izraelite për të rinovuar negociatat e ndërmjetësuara nga Katari me Hamasin për shkëmbimin e më shumë pengjeve me palestinezë të burgosur në Izrael.

Wall Street Journal thotë se David Barnea, drejtori i Agjencisë së Inteligjencës izraelite Mossad, do të takohet me kryeministrin e Katarit Mohammed bin Abdulrahman Al Thani sot në Norvegji. Megjithatë, ata raportuan se diskutimet ka të ngjarë të përballen me pengesa të rëndësishme për shkak të kushteve të Hamasit.

Menjëherë pas njoftimit, familjet e pengjeve dhe mbështetësit marshuan me foto të robërve përpara Ministrisë izraelite të Mbrojtjes në Tel Aviv për të kërkuar një marrëveshje të menjëhershme për lirimin e tyre. 

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll