Bota

Gjendet i vdekur një person në Prizren, nisin hetimet

16 Dhjetor 2023, 09:32 Nga A.B
Gjendet i vdekur një person në Prizren, nisin hetimet
Foto ilustruese

KOSOVË- Një burrë është gjetur i vdekur në fshatin Zojz të Prizrenit. Rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”.

Sipas raportit të Policisë, fillimisht është raportuar për një mjet të braktisur, por kur kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë gjetur një burrë të shtrirë përmbysë afër derës së shoferit.

“VDEKJE E DYSHIMTË  – Fsh. Zojz-Prizren  15.12.2023-08:40. Është raportuar për një veturë të braktisur  dhe në vendin e ngjarjes është gjetur një person i gjinisë mashkullore i shtrirë përmbys afër derës së shoferit. Ekipi mjekësor i urgjencës ka dalë në lokacion dhe ka konstatuar se viktima është pa shenja jete”, thuhet në raport.

vrasje ne prizren

Sondazh

Poll