Bota

Vritet gazetari i “Al Jazeera” nga sulmet në Gaza

Abudaqa ka punuar për rrjetin “Al Jazeera” që nga viti 2004. Ai ka lindur në vitin 1978 dhe ishte baba i tre djemve dhe një vajze.

16 Dhjetor 2023, 08:32 Nga A.B
Vritet gazetari i “Al Jazeera” nga sulmet në Gaza
Bombardime

GAZA- Një gazetar i rrjetit “Al Jazeera” u vra dhe një tjetër u plagos të premten nga një raketë në Khan Younis në jug të Gazës, sipas njoftimeve të mediave. Samer Abudaqa u vra nga një raketë e lëshuar nga një dron dhe shefi i zyrës së rrjetit Al Jazeera në Gazë, Wael Dahdouh u plagos.

Abudaqa u plagos në dyshemenë e një shkolle në Khan Younis, sipas agjencisë së lajmeve Reuters. Ai u godit nga raketa, por Al Jazeera raportoi se mjekët nuk ishin në gjendje të arrinin menjëherë në vendngjarje për shkak të bombardimeve izraelite.

Përpjekjet për të organizuar kalimin e sigurt për zotin Abudaka zgjatën më shumë se pesë orë. Pas mbërritjes në vendin e ngjarjes, mjekët konfirmuan se gazetari tashmë kishte vdekur.

Abudaqa ka punuar për rrjetin “Al Jazeera” që nga viti 2004. Ai ka lindur në vitin 1978 dhe ishte baba i tre djemve dhe një vajze./Dosja.al

gaza

Sondazh

Poll