Sport

Ancelotti dhe stafi i tij duhet të qetësojnë Vinicius Jr!...

Vinicius Jr po rikuperohet me shpejtësi, por Real Madridi kërkon qetësi nga lojtari i tij, në mënyrë që ai të rikthehet në formën e tij më të mirë në vitin 2024.

16 Dhjetor 2023, 11:29 Nga DOSJA

 

Ancelotti dhe stafi i tij duhet të qetësojnë Vinicius Jr!...

SPANJE - Ai po afrohet! I dëmtuar në ndeshjen e Brazilit kundër Kolumbisë nëntorin e kaluar, Vinicius Jr. u largua nga në lot. I shpallur i munguar deri në fillim të vitit 2024, braziliani padyshim ka punuar shumë mire, me synim që tani të ishte në formë të mirë.

“Ai ka punuar në fushë për dy javë, duke guxuar të godasë topin dhe, nëse do të ishte në dorën e tij, ai tashmë do të punonte me shokët e tij të skuadrës”,- thotë këtë të shtunë media spanjole. 

Por Carlo Ancelotti, së bashku me lojtarin dhe të gjithë stafin mjekësor të rikuperimit, kanë vendosur që nuk ka nevojë të ndërmerret as më i vogli rrezik.

Fillimisht, “mjekët dhe drejtuesit e Real Madridit duhej ta ndalonin Vinicius, sepse braziliani donte të luante para fundit të vitit”, raporton “Marca”. Rikthimi në fushë i sulmuesit kryesor të Real Madridit llogaritet në 3 javë. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll