Sport

Inter Miami i Leo Messit do të sfidojë Vissel Kobe: 'ribashkim' me Iniestën...

Kjo i shtohet ndeshjeve të paralajmëruara tashmë nga Inter Miami në El Salvador, Arabinë Saudite dhe Hong Kong.

16 Dhjetor 2023, 10:13 Nga DOSJA

Inter Miami i Leo Messit do të sfidojë Vissel Kobe:

SHBA - Inter Miami do të përballet me Vissel Kobe, kampion i ligës së lartë japoneze, në një miqësore më 7 shkurt në Tokio, në një ndeshje që do të shënojë ribashkimin e Lionel Messi, Sergio Busquets dhe Jordi Alba, me ish-bashkëlojtarin e tyre nga koha e tyre te Barcelona, Andrés Iniesta.

Ndeshja kundër Vissel Kobe do të luhet në stadiumin olimpik të Tokios dhe i shtohet ndeshjeve të paralajmëruara tashmë nga Inter Miami në El Salvador, Arabinë Saudite dhe Hong Kong (Kinë).

Inter Miami siguroi në një deklaratë, se Iniesta do të jetë i pranishëm në ndeshje për t'u ribashkuar me ish-shokët e tij të Barcelonës.

Inter Miami do të zhvillojë turneun e tij përgatitor më 19 janar në stadiumin “Cuscatlán” në San Salvador kundër kombëtares së Salvadorit, të udhëhequr nga trajneri spanjoll Rubén de la Barrera.

Më pas, skuadra e Messit do të fluturojë drejt Arabisë Saudite për të luajtur një ndeshje trekëndore me Al Nassr të Cristiano Ronaldos dhe Al Hilal. Në Hong Kong, Inter Miami do të luajë një ndeshje miqësore kundër Team Hong Kong.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll