Sport

Espanyol në gjykatë, kërkon dëmshpërblim për mosfunksionimin e VAR-it…

E zbritur në D2, Espanyol ka ndërmorrë veprime ligjore pas një mosfunksionimi të VAR-it gjatë ditës së 36-të të La Liga 2022-2023.

16 Dhjetor 2023, 10:30 Nga DOSJA

Espanyol në gjykatë, kërkon dëmshpërblim për

SPANJE - Një gol fantazmë nga Griezmann, i shënuar në ditën e 36-të të La Liga 2022-2023, e pengoi Espanyol të merrte tre pikë kundër Atlético Madrid (3-3).

Që atëherë, një hetim ka treguar se nga arbitri kryesor janë fshehur pamjet që vërtetojnë se topi i francezit nuk ka kaluar vijën fatale dhe gjyqtari akordoi gol, që barazoi rezultatin në 3-3, duke penalizuar Espanyol.

Një zbulim që e shtyu klubin katalanas, të ndërmarrë veprime ligjore këtë të premte për të kërkuar dëmshpërblim për rastin në fjalë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll