Sport

Endrick është në Madrid, do të zhvillojë një takim me Ancelottin dhe Florentino Perez

Talenti brazilian do të shikojë Real Madridin në "Bernabeu" për herë të parë.

16 Dhjetor 2023, 08:30 Nga DOSJA

Endrick është në Madrid, do të zhvillojë një takim

SPANJE - Ylli i ardhshëm i Real Madridit, Endrick, zbarkoi në kryeqytetin spanjol për të kaluar disa ditë me klubin e tij të ri.

Siç dihet, talenti brazilian do të jetë zyrtarisht pjesë e “los blancos” nga korriku, kur të mbushë 18 vjeç. Tani i riu vjen për të vizituar Madridin, duke qenë së bashku me nënën e tij. Endrick u prit ngrohtësisht nga gazetarët dhe mbështetësit e Realit përpara se të hipte në një taksi.

Endrick pak ditë më parë triumfoi për herë të dytë në karrierë me titullin kampion i Brazilit, i cili u fitua nga Palmeiras. Ylli i ardhshëm i “baletit të bardhë” shfrytëzoi pushimet për të vizituar kryeqytetin spanjol dhe për të ndjekur live ndeshjen e radhës të Real Madridit mikpritës, ndaj Villarrealit.

Si bashkëlojtarët e tij të ardhshëm, Endrick do të takohet me shefin e klubit Florentino Perez dhe trajnerin Carlo Ancelotti.

Endrick duhet të kthehet shpejt në Brazil, pasi ka angazhime. Para se të rifillojë stërvitjet me Palmeiras, ylli i ri i Seleção do të luajë me ekipin olimpik të Brazilit në një turne në Venezuelë, që fillon më 20 janar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll