Sport

A do të kthehet në kombëtaren e Gjermanisë? Kroos ka bërë një koment lakonik...

“I kam dhënë një përgjigje Rüdiger-it, të cilën, nuk mund ta zbuloj tani”, ka thënë lojtari i Realit.

16 Dhjetor 2023, 09:30 Nga DOSJA

A do të kthehet në kombëtaren e Gjermanisë? Kroos ka

SPANJE - Tifozët gjermanë besojnë gjithnjë e më shumë se mesfushori me përvojë Toni Kroos, i cili aktualisht luan për Real Madridin, do të kthehet te Gjermania për Kampionatin Evropian të ardhshëm në 2024.

Mesfushori u tërhoq nga kombëtarja, pas finaleve evropiane në 2021, por aktualisht është në formë të lakmueshme dhe mund të kthehet në ekipin gjerman.

Së fundmi, bashkëlojtari i Kroos në radhët e “Klubit Mbretëror”, Antonio Rüdigeer, ka pranuar se i ka bërë një ofertë veteranit për të veshur sërish fanelën e kombëtares.

“Antonio më befasoi, sepse nuk e kisha menduar as vetë. E mendova dhe i dhashë një përgjigje, të cilën, megjithatë, nuk mund ta zbuloj tani”,- ka thënë Kroos për rubrikën gjermane të “DAZN”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll