Politike

‘Emërimet janë si tenderat’, Rama shtyn për nesër takimin me drejtuesit socialistë të Shkodrës: Do i zgjedh vetë!

4 Nëntor 2019, 09:29 Nga DOSJA
‘Emërimet janë si tenderat’, Rama shtyn për

TIRANË– Kryeministri Edi Rama kishte parashikuar sot se do të zhvillonte një takim me strukturat e veriut për të zgjedhur drejtuesit e rinj në Shkodër, por mësohet se takimi do të zhvillohet nesër. 

Kryefjala e takimit pritet të jenë emërimet e drejtorëve në Qarkun e Shkodrës, për të cilat deputeti Paulin Sterkaj shprehur shqetësimin se janë kthyer në tendera politike.

Ndërkohë kryeministri Rama, i është përgjigjur se priste nga të deleguarit e tij zgjidhjen e problemit, por meqë nuk ka ndodhur tani ai do ta marrë situatën nën kontroll.

PS e Shkodrës ndodhet në kolaps që pas largimit nga drejtimi si koordinator i Ditmir Bushatit. Valdrin Pjetri ishte pasardhësi i tij, por karriera për të do ishte e shkurtër pas publikimit të dokumenteve nga PD për një dënim në Itali.

Pas largimit të Pjetrit Rama ka komandur 4 drejtues, por një prej tyre Arben Pëllumbi deklaroi dje se është shkrirë  struktura drejtuese e PS-së në Shkodër. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dorehiqen drejtoret ne shkoder edi rama selia e ps struktura e ps-së në shkodër dorehiqen drejtoret ne shkoder edi rama selia e ps struktura e ps-së në shkodër

Sondazh

Poll