Bota

GJK pezulloi marrëveshjen për emigrantët, Meloni: Respektoj vendimin, shpresoj mos të anulohet

Po ashtu Meloni ka deklaruar se nuk do të ndërhyjë në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por ka shtuar se deri në këto momente nuk kanë nëvojë për një plan B.

15 Dhjetor 2023, 19:07 Nga I.A
GJK pezulloi marrëveshjen për emigrantët, Meloni: Respektoj
Giorgia Meloni

ITALI- Kryeministrja Italiane Giorgia Meloni ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e marrëveshjes me Italinë për emigrantët. Në një deklaratë për mediat, Meloni ka theksuar se nuk e di se çfarë do të ndodhë, por shpreson që të mos ketë anulim të marrëveshjes. Po ashtu Meloni ka deklaruar se nuk do të ndërhyjë në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por ka shtuar se deri në këto momente nuk kanë nëvojë për një plan B.

Sa i takon Shqipërisë, nuk di të them. Nuk mund të them se çdo ndodhë, shpresoj që të mos ketë anulim, por nuk ndërhyj. Jam optimiste që nuk do të ketë, por nuk mund të them se çfarë do të ndodhë në një vend sovran. Respektoj vendimet e një vendi sovran. Të shohim çdo të ndodhë në javët e ardhshme dhe do të bëjmë më të mirën tonë, që ta përshpejtojmë edhe më shumë nëse gjërat shkojnë shumë. Për momentin nuk kemi nevojë për një Plan B”, tha Meloni.

Muajin e kaluar, Meloni dhe Rama njoftuan një marrëveshje për ndërtimin e dy qendrave italiane të emigrantëve në territorin shqiptar. Ata do të strehojnë azilkërkuesit e shpëtuar nga roja bregdetare italiane në Mesdhe, ndërkohë që rastet e tyre janë duke u proceduar. Planet shkaktuan kritika nga partitë opozitare në të dy vendet dhe grupet joqeveritare. Të mërkurën, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë bllokoi përkohësisht ratifikimin e marrëveshjes nga ligjvënësit. Ajo urdhëroi një seancë publike muajin e ardhshëm për të përcaktuar nëse marrëveshja shkelte kushtetutën.

giorgia meloni shqiperia marreveshje me italine per emi

Sondazh

Poll