Bota

Izraeli do të hapë vendkalimin Kerem Shalom për të lejuar ndihmat humanitare në Gazë

Është kalimi i dytë që hapet për të lejuar hyrjen e ndihmave humanitare, pas kalimit Rafah që lidh Gazën jugore dhe Egjiptin.

15 Dhjetor 2023, 16:40 Nga r.ll
Izraeli do të hapë vendkalimin Kerem Shalom për të lejuar
foto ilustruese

GAZË- Izraeli do të hapë vendkalimin Kerem Shalom për të lejuar ndihmën humanitare në Gaza. Ky vendimi u miratua nga kabineti izraelit të premten.

Është kalimi i dytë që hapet për të lejuar hyrjen e ndihmave humanitare, pas kalimit Rafah që lidh Gazën jugore dhe Egjiptin.

Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, i cili sapo ka përfunduar një vizitë në Izrael, e përshkroi këtë veprim si një hap të rëndësishëm, sipas Sky News. 

Kalimi Kerem Shalom ndodhet në cepin jugor të Gazës, në kufirin e saj me Izraelin dhe Egjiptin. Ai u mbyll pas sulmit të Hamasit më 7 tetor ndaj Izraelit dhe reagimit të mëpasshëm ushtarak të Izraelit.

Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu tha se hapja e kalimit Kerem Shalom do t'i lejonte Izraelit të mbajë angazhimet e tij për të lejuar hyrjen e 200 kamionë me ndihma në ditë për në Gaza, të rënë dakord në një marrëveshje pengjesh të ndërmjetësuar dhe u zbatua muajin e kaluar. Kalimi Rafah me Egjiptin ka mundur vetëm të lehtësojë hyrjen 100 kamionë në ditë, sipas Izraelit.

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll