Bota

BE “përjashton” Budapestin nga vendimmarja për ndihmën e Ukrainës

26 vende europianë mund të japin ndihmën ekonomike, secila në formën e një marrëveshje mes dy vendeve pa qenë e nevojshme të miratohet nga strukturat e BE-së.

15 Dhjetor 2023, 18:15 Nga A.TH
BE “përjashton” Budapestin nga vendimmarja për
Victor Orban

HUNGARI- Pavarësisht se Hungaria vendosi veton dhe bllokoi ndihmën e BE-së për Ukrainën, 26 vende europianë, pa e përfshirë votën e Victor Orban, po mendojnë zgjidhje të tjera në mënyrë që ndihma të mos kalojë në strukturat e BE-së për miratim. Megjithatë BE i ka dhënë ende kohë Orbanit që të arrihet një marrëveshje deri në fund të muajit janar të vitit 2024 kur BE do rimblidhet për t’i dhënë zgjidhje ngërçit.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, premtoi se BE-ja do të gjejë një zgjidhje për të liruar 50 miliardë euro ndihmë e premtuar për Ukrainën, pavarësisht nga vetoja e kryeministrit hungarez Viktor Orban.

“Deri atëherë, ne do të sigurohemi që çfarëdo që të ndodhë, do të kemi një zgjidhje funksionale në këtë samit”, tha von der Leyen.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se ai ishte i sigurt dhe optimist në lidhje me aftësinë e BE-së për të përmbushur angazhimet e saj ndaj Ukrainës me mjete financiare në javët e ardhshme.

“Është e mundur që njëzet e gjashtë shtete anëtare të japin paratë në si një marrëveshje dy palëshe, pa kaluar nëpër strukturat e BE-së. Ka zgjidhje,” siguroi kryeministri irlandez, Leo Varadkar.

Kryeministri hungarez Viktor Orban kërkoi të gjitha fondet evropiane, pasi disa miliarda euro janë bllokuar nga BE që në vitin 2022. Madje ai “kërcënoi” se nëse ndihma nuk vjen e plotë, atëherë Hungaria do vërë veton për të gjithë procesin e integrimit të Ukrainës.

“Gjithmonë kam thënë se nëse do të vazhdonim me një ndryshim në buxhetin e BE-së, Hungaria do të shfrytëzonte mundësinë për të kërkuar qartë atë që meriton. Jo gjysma, jo një e katërta, por të gjitha. Nëse ne nuk duam që Ukraina të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, atëherë parlamenti hungarez do të votojë kundër”, tha ai në një intervistë në radion shtetërore.

victor orban lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll