Bota

Presidenti i Autoritetit Palestinez kërkesë SHBA: Ndërhyni që Izraeli të ndalë sulmet në Bregun Perëndimor

Ai tha se ishte thelbësore të kursehen civilët nga fatkeqësitë dhe shkatërrimet e shkaktuara nga makina e luftës izraelite.

15 Dhjetor 2023, 18:55 Nga A.TH
Presidenti i Autoritetit Palestinez kërkesë SHBA: Ndërhyni
Mahmoud Abbas

PALESTINË- Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas zhvilloi një takim me këshilltarin e sigurisë kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan. Mediat e huaja që kanë zbardhur takimin thonë se Abbas i kërkoi Sullivanit gjatë takimit të tyre në Ramallah se SHBA duhet të ndërhyjë për të detyruar Izraelin të ndalojë agresionin e tij kundër civilëve në Bregun Perëndimor, përfshirë Jeruzalemin e pushtuar.

Një çështje e diskutuar ishte edhe krijimi i shtetit palestinez. Abass deklaroi se Gaza është një pjesë integrale e shtetit palestinez dhe ndarja ose çdo përpjekje për të izoluar ndonjë pjesë të saj është e papranueshme. Abbas theksoi nevojën urgjente për të ndalur agresionin e vazhdueshëm izraelit, veçanërisht gjenocidin që po kryhet këto ditë mbi popullin palestinez në Gaza

Ai tha se ishte thelbësore të kursehen civilët nga fatkeqësitë dhe shkatërrimet e shkaktuara nga makina e luftës izraelite.
Rikthimi i Autoritetit Palestinez është një ndër opsionet që mbështetet nga Shtetet e Bashkuara, në një shtet më vetë dhe në bashkëjetesë me Izraelin. Kreu i qeverisë izraelite, Benjamin Netanyahu nuk e ka pranuar që në Gazën e pas luftës të rikthehet Mahmoud Abass. Ndërsa Hamasi, nga ana tjetër, është shprehur se është i hapur të përfshijë të gjitha fraksionet palestineze në një qeveri të vetme.

mahmoud abbas lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll