Bota

I shoqëruar nga bashkëshortja, publikohen VIDEO nga momenti kur McGonigal lë gjykatën që e dënoi me 4 vjet burg

E shoqja i tha gjykatës se ambicia e burrit të saj e dërgoi atë në rrugë të gabuar dhe e bëri që të humbiste fokusin në realitetin e vendimmarrjes dhe veprimeve të tij. 

15 Dhjetor 2023, 15:23 Nga r.ll
I shoqëruar nga bashkëshortja, publikohen VIDEO nga momenti kur
charles mc gonigal dhe bashkëshortja

SHBA- Charles McGonigal, ish- shefi I FBI-së, shoqërohej nga bashkëshorja teksa po diltenga ambientet e gjykatës që e dënoi me 4 vjet burg dhe 40 mijë dollarë gjobë.

E shoqja i tha gjykatës se ambicia e burrit të saj e dërgoi atë në rrugë të gabuar dhe e bëri që të humbiste fokusin në realitetin e vendimmarrjes dhe veprimeve të tij. 


Gjykatësja tha se veprimet e McGonigal kanë rrezikuar sigurinë kombëtare. Gjatë kohës kur kryente aktivitetet e paligjshme, McGonigal kishte edhe një të dashur në Nju Jork. Ishte pikërisht Allison Guerriero, ajo e cila u bë dhe denoncuesja kryesore e aferës së McGonigal.

McGonigal duhet të vetëdorëzohet përpara 26 shkurtit për të kryer dënimin me burg, ndërkohë që në shkurt do të marrë dënimin edhe për dosjen shqiptare, ku i implikuari kryesor është kryeministri Edi Rama.

charles mc gonigal

Sondazh

Poll