Bota

Haxhi Shala deklarohet i pafajshëm ndaj akuzave të Gjykatës Speciale në Hagë

Edhe pse ishte parashikuar që deklarata e pranimit të fajësisë ose mospranimit të zhvillohej në një konferencë tjetër, mbrojtja e Haxhi Shalës, avokati Laurens Van Puyenbroeck, kërkoi që ky deklarim të ndodhte sot.

15 Dhjetor 2023, 13:03 Nga r.ll
Haxhi Shala deklarohet i pafajshëm ndaj akuzave të Gjykatës
haxhi shala

HAGË- Ish-komandanti i UÇK-s, Haxhi Shala është deklaruar i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës me të cilat ngarkohet nga Gjykata Speciale e Hagës.

Shala i njohur si "komandanti i Topit", përballet me aktakuzën me tri pika: tentativë për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale.

“Plotësisht i pafajshëm” – tha Shala para gjykatësit të procedurës paraprake Nicolas Guillou.

Edhe pse ishte parashikuar që deklarata e pranimit të fajësisë ose mospranimit të zhvillohej në një konferencë tjetër, mbrojtja e Haxhi Shalës, avokati Laurens Van Puyenbroeck, kërkoi që ky deklarim të ndodhte sot.

Tans Shahabbudin, përfaqësuesja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, deklaroi se hetimi vazhdon dhe pritet që disa hapa të tjerë të merren në këtë fazë. Ajo vlerësoi se, me bazë në provat ekzistuese, pritet që çështja të dërgohet në gjykim në janar 2024, duke lënë hapësirë për ndryshime nëse dalin prova të reja.

Aktakuza kundër Haxhi Shalës u konfirmua më 4 dhjetor 2023 nga gjykatësi i procedurës paraprake. Ai u arrestua më 11 dhjetor, dhe një ditë më vonë u transferua në qendrën e paraburgimit në Hagë.

haxhi shala gjykata speciale e hages

Sondazh

Poll